Mëngjesin e kësaj të marte një operacion anti-kanabis ka nisur në zonën e Krujës.
Në këtë operacion marrin pjesë 15 grupe të forcave të ndërhyrjes së shpejtë të ardhura nga Tirana, të cilat janë nisur për në Malësinë e Krujës dhe zonat perreth.
Ky operacion vijon që prej javës së kaluar dhe deri më tani janë asgjësuar 2 mijë rrënjë kanabis në 50 parcela. Ndërkohë pritet që Policia të njoftojë në vijim rezultatet e operacionit të zhvilluar prej disa ditësh.
Ndërkohë zona e malësisë së Krujës mbetet ndër zonat më problematike të kultivimit të lëndëve narkotike. Gjatë këtij viti në Krujë janë asgjësuar mbi 8 mijë rrënjë kanabisi. Operacioni i fundit u zhvillua në këtë zonë më 17 qershor, ku u arrestuan 3 persona dhe policia asgjësoi 3 parcela me kanabis. /abcnews.al