Operacion anti-drogë në Elbasan, arrestohen dy persona

schedule09:54 - 23 Tetor, 2021

schedule 09:54 - 23 Tetor, 2021

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Elbasanit pas një operacioni antidrogë të zhvilluar në këtë qytet.

Në kuadër të operacionit të koduar “Shënkolli”, janë arrestuar shtetasit S.M., 18 vjeç dhe E.L., 29 vjeç, të cilëve u është gjetur drogë me vete.

Ndër të tjera policia bën me dije se në këtë operacion janë sekuestruar 16 kg lëndë narkotike cannabis, 13 kapsolla detonatore, 2 përforcues grushti doreza metalike dhe 2 telefona celular.

Njoftim i plotë:

Finalizohet operacioni  policor antidrogë i koduar “Shënkolli”, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan.

Sekuestrohen rreth 16 kg lëndë narkotike cannabis, 13 kapsolla detonatore, 2 përforcues grushti doreza metalike dhe 2 telefona celular.

Vihen në pranga 2 shtetas që ushtronin këtë veprimtarin kriminale.

Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe  në informacionet e marra në rrugë operative për dy shtetas që posedonin lëndë narkotike dhe e shisnin në doza të vogla në qytetin e Elbasanit, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, zhvilloi operacionin  policor antidrogë të koduar “Shënkolli”, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

S.M., 18 vjeç dhe E.L., 29 vjeç, banues në Elbasan.

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasve S.M., dhe E.L., në  lagjen ‘Shënkoll”, Elbasan, shërbimet e Polciisë   kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale rreth 16 kilogramë lëndë narkotike cannbais,  13 kapsolla detonatore, 2 përforcuese grushti doreza metalike dhe 2 telefona celular.

Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” kryer në bashkëpunim, “Mbajtja pa leje e armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi,  mbajtja , blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”./abcnews.al