Operacion anti-drogë me urdhër të SPAK në Lezhë, lëshohen 20 urdhër arreste

schedule09:13 - 20 Tetor, 2021

schedule 09:13 - 20 Tetor, 2021

Policia e Shtetit me urdhër të SPAK po zhvillon në Lezhë një operacion antidrogë. Mësohet se në kuadër të këtij operacioni janë lëshuar 20 urdhër arresti.

Deri më tani burime për ABC bëjnë me dije se janë ndaluar 7 persona. Ndaj të kërkuarve nga policia, mësohet se janë dhënë masa sigurie “arrest me burg” në fushën e lëndëve narkotike.

Qarku i Lezhës është një nga zonët më problematike të kultivimit të drogës. Kujtojmë se para pak ditësh një oficer policie u vra pas një aksioni antidrogë në zonën e kënetës së Kunë Vainit.

/abcnews.al/