ONM pro zgjatjes së mandatit të KPK, Tabaku flet për kërkesën e PS, “vijat” e kuqe me socialistët

schedule20:29 - 23 Shtator, 2021

schedule 20:29 - 23 Shtator, 2021

Partia Demokratike ka reaguar për herë të parë në lidhje me kërkesën e PS për zgjatjen e mandatit të organeve të vettingut e cila kërkon shumicë votash për të votuar në Kuvend. Në studion e Radarit Informativ, nënkryetarja e PD Jorida Tabaku deklaroi se është kundër ndryshimeve kushtetuese sa herë që ka një propozim duke theksuar se çdo gjë duhet të jetë e menduar për të pasur një kuadër të plotë ligjor.

“Nuk ka një kërkesë zyrtare nga ana e PS. Presim kërkesën në komisionin e ligjeve për t’u bërë pjesë e debatit. Ne kemi opinionin e Venecias që është shprehur për procesin e vettingut. Nuk pengohet reforma në drejtësi nga asnjë afat aktual.

Nuk ka një pengesë për këtë proces në këtë moment. Duhet të kemi kohë të mos bëjmë ndryshime sporadike. Jam kundër çdo ndryshimi sa herë që del dikush që kërkon ndryshime. Çdo gjë duhet të jetë e menduar derisa të kemi ndryshime në një kuadër të plotë”, tha Tabaku.

Ajo foli edhe vijat e kuqe me socialistët duke deklaruar se është e prirur të mos i besojë dorës së shtrirë të Edi Ramës, duke pasur parasysh qëndrimet e mëhershme të tij.”

“Njerëzit kanë shumë qejf të diskutojnë. Rama e ka të ditës sa herë që vazhdon mandatin ka dorën e shtrirë. Radhën e kaluar në seancën diskutimi u bë natën. Sot u vendos me forcë kartonash. Edi Rama ka treguar me vepra që gjithmonë bën ndryshe nga ajo që thotë.

Të gjithë kanë nevojë për ndryshime por nuk i bëjnë dot pa opozitën. Që një reformë të jetë e plotë duhet të merret parasysh edhe opozita. Reformat e njëanshme kanë prodhuar masakra si ajo e 25 prillit. Nuk duhet të ndodhë më kurrë që kushtetuta të shkelet me të dyja këmbët, PD nuk ka asnjë besim te Edi Rama sepse nesër do e shkelë”, u shpreh ajo.

Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit në një përgjigje të dhënë për gazetaren e ABC, Esiona Konomi, është deklaruar se është e nevojshme një zgjatje e kufizuar kohore e mandatit kushtetues të anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe të Institucionit të Komisionerëve Publik.

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla tha sot se është e nevojshme që mandati i “Vettingut” të zgjatet me të paktën dy vjet në mënyrë që të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët të kalojnë në këtë sitë. Ndërkohë për të miratuar këto ndryshime Kushtetuese mazhorancës i duhen 94 vota në Kuvend. Kujtojmë se në qershor të vitit të ardhshëm mbaron afati i mandati të trupave gjykuese të Vettingut.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!