Maratona e Tiranës i dha energji edhe një herë kryeqytetit, duke ndezur emocionet e garës, vendosmërisë dhe komunitetit.
Me mbështetjen e sponsorit kryesor One Albania, pjesëmarrësit u inkurajuan për të thyer rekordet personale.
“Go Beyond” ishte dhe tematika në Maratonën e Tiranës që simbolizonte angazhimin e vrapuesve, për të tejkaluar limitet personale në një ngjarje sportive shumë të dashur për qytetin e Tiranës.
Me mbi 4000 vrapues nga 40 vendet të botës, edhe këtë vit kjo Maratonë shkoi përtej duke thyer rekorde në pjesëmarrjere.
Zoti Brano Djuroviç, Drejtori Ekzektuvi i One Albania, theksoi afrimin midis temës së këtij viti “Thyej Rekordin Personal” dhe shpirtit të maratonës duke pasuruar përvojën për të gjithë pjesëmarrësit.
“One Albania është krenar që është partner kryesor i maratonës së Tiranës. Ne jemi gjithashtu krenarë që në këtë garë morën pjesë 50 kolegë nga 4iG Hungaria dhe nga Mali i Zi dhe nga Shqipëria. One Albania do vazhdoje të bejë më të mirën, dua të uroj po ashtu fituesit e kësaj gare.”
Çmimi i parë u dha nga Z. Djurovic, për Ezekiel Kipkorir nga Kenia i cili u shpërblye me 5000 Euro dhe një dhuratë të dedikuar smartëatch. duke përfunduar maratonën për plot 2 orë e 18 minuta.
“Ndihem shumë mirë. Jam shumë i lumtur që fitova maratonën e Tiranës. Unë vi nga Kenia, çdo gjë ishte shumë bukur, shkoi shumë mirë.”
Shtuar pjesëmarrësve të huaj, këtë vit pjesë e garës më të dashur të kryeqytetit shqiptar, u bënë një grup prej 50 profesionistësh nga 4iG Group Hungaria dhe One Mali Zi, së bashku me stafet e One Albania.
“Ndodhem për herë të parë në Tiranë. Është një qytet shumë i këndshëm. Unë jam pjesë e 4iG hungary dhe mora pjesë në maratonën e Tiranës.”
Maratona konsiderohet si një sipërmarrje e vështirë sportive, por realizimi i plotë i saj nga kaq shumë pjesëmarrës është një rikujtesë që asgjë nuk është e pamundur kur shtyjmë kufijtë e vetes dhe këtë sport apo ushtrime të tjera fizike mund t’i praktikojmë të gjithë, edhe në ditët e tjera të vitit.