ONE Albania lançon ONE TV. Risi teknologjike e argëtimit, një epokë e re televizionit

schedule15:32 - 13 Tetor, 2023

schedule 15:32 - 13 Tetor, 2023

One Albania, operatori kryesor i telekomunikacionit në vend prezantoi  një transformim novator për platformën e saj One TV.

Gjatë eventit lançues dhe në praninë e gazetarëve më të njohur në Shqipëri, personazheve të showbiz-it dhe të apasionuarave pas teknologjisë, One Albania ka zbuluar transformimin monumental për platformën One TV, duke sjellë një epokë të re të televizionit. Përdoruesit tani kanë akses në një sërë veçorish, përmes një ndërfaqeje miqësore, ku mund të shijojnë eksperiencën televizive në tre pajisje njëkohësisht TV, Laptop, Tablet ose Smartphone.

Drejtorin Ekzekutiv i One Albania, Brano Djurovic, e cilësoi këtë si një moment të rënmdësishëm për të gjithë abonentët.

“Ky është një moment emocionues për ne dhe për abonentët tanë. Platforma e re One TV përfaqëson një hap të rëndësishëm dhe transformues në teknologjinë televizive. Ne jemi të përkushtuar për të qëndruar në ballë të inovacionit dhe angazhimi ynë ndaj abonentëve tanë është më i fortë se kurrë.”

ONE Albania, krijuar pas bashkimit të dy gjigandëve të telekomunikacionit po forcon prezencën e saj si në rrjetin celular ashtu edhe atë fiks.

“Jemi krenarë që jemi njohur ndërkombëtarisht nga Omnitele, për cilësinë më të mirë të rrjetit celular në Shqipëri, sipas standardeve të njëjta me vendet e Europës Veriore. Nga ana tjetër kemi një rrjet fiks të përforcuar me investime të tjera në fibra. Një Shqipëri tashmë janë vendosur më shumë se 6000 km fibër dhe janë arritur pothuajse 220.000 familje që përdorin rrjetin tonë të fibrave.”

Teksa audienca shton kërkesën për argëtim cilësor dhe përvojë të lehtë përdorimi, One TV nga One Albania duket të jetë përgjigjja e shumëpritur në një treg gjithnjë e më konkurrues./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!