Onana-United kthehet në “telenovelë”, Inter gati opsionet në rast largimi të kamerunasit

schedule23:54 - 6 Korrik, 2023

schedule 23:54 - 6 Korrik, 2023

“Djajtë” e Manchester United mund të thuhet me plot gojë, se tanimë janë “fiksuar” pas “gardianit” të portës “zikaltër”, Andre Onana, mirëpo bordi i Inter nuk është në të njëjtin mendim me anglezët dhe ditën e sotme i kanë refuzuar “të kuqve” ofertën e dytë.

Bëhet fjalë për një ofertë prej 50 milinë eurosh, e cila ishte e ndarë në formatin 45 milionë bazë plus 5 të tjera bonus, mirëpo Presidenti Zhang duket se është i vendosur në kërkesat e tij dhe nuk pranon asnjë cent më pak se 60 milionë euro për “gardianin” e portës së tij.

Në krahun tjetër, Inter tashmë është duke menduar dhe për afrimet në rast largimi të kamerunasit dhe tashmë në “radarët” e “zikaltërve” nuk është vetëm 1, por janë 2 opsione shumë cilësore për portën.

Së pari, bëhet fjalë për “helvetin” e Bayern Munich, Yann Sommer, i cili është kërkuar që në janar nga bordi i “zikaltërve”, mirëpo atëherë 34-vjeçari zviceran bëri zgjedhjen e “gabuar”, duke u transferuar te “bavarezët”.

Në krahun tjetër është dhe talenti ukrainas i portës, Anatoliy Trubin. Pavarësisht se është vetëm 21-vjeçar, “shtatlarti” ukrainas e ka treguar mjaft mirë potencialin e tij në UEFA Champions League, duket justifikuar kështu dhe çmimin e kartonit prej 22 milionë eurosh, që pritet t’i kushtojë “zikaltërve”. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!