I transferuar me parametra zero nga kampionët hollandezë të Ajax, portieri kamerunas, Andre Onana po rezulton një ndër transferimet më të mirë të këtyre viteve të fundit, të paktën përsa i përket merkatos “zikaltër”.
Portieri 27-vjeçar është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm për Inter këtë sezon, teksa mund të themi me plot gojë që së bashku me Lautaro Martinez e Federico Dimarco janë “shtyllat” kryesore të ecurisë së “zikaltërve” deri në finalen e UEFA Champions League.
Mirëpo, përveç suksesit ekipor, kamerunasi ka arritur dhe një rekord të veçantë personal, teksa ka arritur të mbajë të paprekur rrjetën “zikaltër” në plot 8 ndeshje nga 12 të luajtura në këtë edicion të Ligës së Kampionëve.
Pas tij në renditje vijnë “gardianët” e Real Madrid dhe Manchester City, Thibaut Courtois dhe Ederson, të dy me nga 5 ndeshje me rrejta të paprekura dhe me vetëm 2 ndeshje të mbetura në këtë edicion, askush nuk mund ta “kapë” kamerunasin. /i.m /abcnews.al