Pavarësisth se i kushtoi plot 55 milionë euro, “Djajve të Kuq” të Manchester United, “gardiani” kamerunas i portës nuk po arrin dot të shfaqë cilësitë e tij fantastike mes shtyllave, teksa deri më tani ka zhvilluar performanca që lënë me të vërtetë për të dëshiruar e për këtë arsye, “të kuqtë” e United i janë rikthyer “fiksimit” të vjetër.
Bëhet fjalë për 24-vjeçarin portugez, Diogo Costa, me “yllin” e “dragonjve” të Porto, që prej kohësh ka “magjepsur” bordin e United, mirëpo klauzola prej 75 milionë eurosh konsiderohet si një shifër shumë e lartë nga “gjigantët” anglezë dhe në krahun tjetër, drejutesit e portugezëve nuk kanë ndërmend të nisin negociata për ulje të çmimit.
Në krahun tjetër, United duhet të gjejë shpejt një zgjidhje për portën, pasi Onana ka vendosur të rikthehet në Kombëtare, pavarësisht se u tërhoq pas eleminimit nga Botërori i Katarit, dhjetorin e vitit 2022, teksa sipas mediave, “shtatlari” i portës do të jetë i gatshëm të luajë për Kamerunin në Kupën e Kombeve të Afrikës, që do të zhvillohet në muajin janar. /i.m /abcnews.al