Omicron varianti dominues në Itali, përbën 81% të rasteve

schedule14:13 - 14 Janar, 2022

schedule 14:13 - 14 Janar, 2022

Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë, Omicron është bërë tashmë varianti dominues në Itali. Varianti i ri përbën 81% të rasteve në vend.

Italia, vendi i parë perëndimor që u prek nga Covid-19 në fillim të vitit 2020,  është përballur me rritjen e numrit të rasteve dhe vikitmave gjatë javëve të fundit. Në fillim të këtij muaji, vendi bëri të detyrueshëm vaksinimin për  personat mbi 50 vjeç, në një përpjekje për të frenuar përhapjen e Omicron.

Vendi ka regjistruar 140,188 viktima që nga fillimi i pandemisë, numri i dytë më i lartë i viktimave në  Europë  dhe i nënti në botë.

/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!