Omicron po përhapet me shpejtësi dhe nuk ka asnjë provë që është më i lehtë

schedule09:40 - 22 Dhjetor, 2021

schedule 09:40 - 22 Dhjetor, 2021

Nga William Hanage, The Guardian

Varianti Omicron po përhapet me shpejtësi në të gjithë botën, duke rritur frikën e shkencëtarëve për ashpërsinë dhe përhapjen e tij. Shumë spekulojnë se mund të ketë simptoma më të buta,  veçanërisht pasi disa raporteve paraprake nga Afrika e Jugut, ku të shtruarit në spital kishin zhvilluar simptoma më të lehta.

Por ky gjykim është i parakohshëm, sidomos në një situatë të tillë që ndryshon me shpejtësi. Vlerësimi i saktë i ashpërsisë së një infeksioni të ri është një makth. Sidomos në një fazë kaq të hershme. Megjithatë, ka disa gjëra që duhet të kemi parasysh kur të vlerësojmë të dhënat.

Duke parë ashpërsinë e rasteve në Afrikën e Jugut, është e rëndësishme të mbajmë mend dallimet në popullsi. Afrika e Jugut ka një popullsi të re në përgjithësi, dhe të rinjtë kanë zhvilluar simptoma më të lehta në krahasim me të moshuarit, raporton abcnews.al

Ekziston gjithashtu çështja e kohës,  për sa kohë njerëzit infektohen, zhvillojnë simptoma të rënda dhe sa prej tyre rasteve raportohen. Në mënyrë të ngjashme, ne presim që numri i rasteve në një popullatë me nivele të larta vaksinimi si ajo e MB-së të jenë më të buta në përgjithësi, sepse vaksinimi pritet të mbrojë kundër sëmundjeve të rënda. Megjithatë, kjo nuk është diçka pozitive për personat që nuk janë pavaksinuar.

Në të vërtetë, për shkak se Omicron duket se përhapet edhe më shpejt se variantet e mëparshme, duhet të jemi të kujdesshëm edhe nëse rastet e reja zhvillojnë simptoma të rënda, sepse numri i rasteve do të vazhdojë të rritet. Numri i saktë i rasteve përcaktohet nga mundësitë që virusi ka për t’i shkaktuar ato, që është rezultat i infektivitetit. Kjo është një arsye pse varianti Alpha shkaktoi një sërë të infektuarish dhe viktimash muajin e kaluar.

Dozat përforcuese nuk janë të mjaftueshme: Britanisë i duhet një plan i fortë dhe i menjëhershëm për të mbajtur në kontroll virusin. Ju nuk mund ta krahasoni Omicron me Delta-n duke shtuar numrin e rasteve dhe shtrimeve në spital për secilin në një periudhë të shkurtër kohore. Numri i rasteve të Omicron është rritur më shumë më shpejt në krahasim me Delta.

Për të vlerësuar me saktë ashpërsinë, do të na duhet të krahasojmë numrin e rasteve që shtrohen në spital ose humbin jetën. Ekziston besimi se sëmundjet infektive evoluojnë për t’u bërë më pak virulente, duke shpresuar se Omicron do të jetë më pak i rëndë pavarësisht nga mosha ose statusi i vaksinimit, shkruan abcnews.al

Kjo është e rreme. Viruset nuk ndahen domosdoshmërish si më të butë ose më të rëndë. Nëse virulenca (ashpërsia e sëmundjes) nuk është e lidhur me transmetimin (faktori që e bën një virus të suksesshëm ose jo), nuk ka asnjë lidhje të vërtetë midis të dyjave në shumicën e situatave reale. Pjesa më e madhe e transmetimit të Covid ndodh përpara se njerëzit të sëmuren rëndë, dhe kështu virusi vazhdon të përhapet.

Duhet të kujtojmë se Delta ishte në të vërtetë më virulente se Alpha, e cila në vetvete ishte më virulente se virusi origjinal. Mos harroni se problemi kryesor i Covid nuk ka qenë kurrë virulenca e tij, por numri i personave të infektuar. Të gjithë duan të besojnë se Omicron është më i butë. Shkalla e rritjes së Omicron është e tillë që edhe nëse është më e butë në shumicën e rasteve, rastet përsëri mund të rriten me shpejtësi dhe të mbingarkojnë sistemet shëndetësore.

Vlerësimi më përfundimtar rreth ashpërsisë do të vijë pas disa javësh kur Agjencia e Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar (e cila ka bërë një punë fenomenale për sa i përket analizave në një kohë të shkurtër) të raportojë për krahasimin e rezultateve të rasteve me Delta dhe Omicron gjatë të njëjtës periudhë kohore.

Të dhënat e hershme sugjerojnë se shtrimet në spital në Guateng kanë arritur kulmin në një nivel më të ulët se valët e mëparshme. Epidemitë e viruseve që transmetohen me shpejtësi nuk janë të sjellshme ndaj sistemeve të mbingarkuara të kujdesit shëndetësor, veçanërisht ato që kanë luftuar për gati dy vite tashmë.

Dozat përforcuese do të ndihmojnë, por Omicron do vazhdojë të infektojë shumë njerëz që kanë marrë tashmë doza përforcuese. Kjo është arsyeja pse Jeremy Farrar i Wellcome Trust kishte të drejtë, madje edhe përpara Omicron, që propozoi “doza shtesë”.

Edhe nëse, Omicron është më i butë se Delta, kjo nuk është arsye për të qenë të qetë. Vetëm vetitë e transmetimit e bëjnë këtë variant serioz. Dallimi midis një përkëdheljeje dhe një shuplake është kryesisht në ritmin me të cilin jepet.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!