Danimarka ka vendosur kufizime të reja, për të parandaluar përhapjen e shpejtë të variantit Omicron, sipas një deklaratë të kryeministrit të vendit. Kufizimet e reja përfshijnë mbylljen e shkollave fillore nga 15 dhjetori, gjithashtu mbylljen e restoranteve dhe bareve nga mesnata e së premtes. Përveç kësaj, danezët do të punojnë nga shtëpia.
Kryeministri danez ka thënë vazhdimisht se qeveria do të bënte gjithçka që kishte në dorë për të shmangur ri-vendosjen e kufizimeve, por vendi ka shënuar rritje dramatike të rasteve të reja kryesisht gjatë javëve të fundit, duke detyruar kryeministrin të vendosë masa më të ashpra.
/abcnews.al