Ministrja e Jashtme Olta Xhackça priti sot në takim tre ministra të Jashtëm në BE. Në një konferencë për shtyp, Xhaçka deklaroi se Shqipëria ka bërë përparime duke dhënë tregues të mirë në fushën e drejtësisë, luftën kundër korrupsionit dhe procesin zgjedhor.
“Sot pata kënaqësinë të mirëpres kolegët nga Austria, Çekia dhe Sllovenia. Prania e tyre është tregues i mbështetjes tyre dhe i vendeve të tyre për hapjen e negociatave. Ndamë vlerësimin se Shqipëria është e gatshme për konferencën e parë ndërqeveritare.
Shqipëria kë bërë një rrugë të gjatë dhe të vështirë për të tejkaluar përparim në fushën e drejtësisë, luftën kudër korrupsionit dhe kemi zhvilluar një proces transparent zgjedhor.
Me njohjen e qartë që Komisioni u ka bërë këtyre arritjeve, ne kemi pritshmëri të larta që këshilli do dakordësohet për konferencën e parë ndërqeveritare brenda 6-mujorit të parë të këtij viti. Interesi i Shqipërisë është që të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor të përparojnë drejt BE”, u shpreh Xhaçka./mv.abcnews.al