Ministrja shqiptare e Punëve të Jashtme Olta Xhaçka shpreh trishtimin për sulmin në Kongo ku mbeti i vdekur ambasadori italian Luca Attanasio.
“E shokuar nga lajmi i vrasjes së ambasadorit Italian në Republikën Demokratike të Kongos. Zemrat tona janë me familjen e tij dhe të dy viktimave të tjera të sulmit. Ngushëllimet dhe solidaritetin tim të thellë me kolegët tanë në ministrinë e Jashtme italiane” shkruan Xhaçka.
Ambasadori italian në Kongo Luca Attanasio ndërroi jetë pas një sulmi të kryer ndaj eskortës me të cilën ai po udhëtonte (lexo ketu)./ db/ Abcnews.al