Olsian Çela: Gjirokastra shënon rritjen më të lartë të kriminalitetit në 2019, ulje në Shkodër

schedule14:16 - 11 Maj, 2020

schedule 14:16 - 11 Maj, 2020

Kryeprokurori Olsjan Çela ka raportuar për herë të parë në Komisionin e Ligjeve, për gjendjen e kriminalitetit në vend në vitin 2019.

Çela ka deklaruar se numrin më të lartë të procedimeve penale gjatë vitit 2019 e ka regjistruar Tirana e ndjekur nga Durrësi dhe Elbasani, ndërsa numrin më i ulët është regjistruar në Korçë.

Por Çela theksoi se qyteti me numrin më të ulët të procedimeve për 100.000 banorë edhe në vitin 2019 e ka qarku Dibër, ndërsa përqindjen më të lartë e ka qarku Vlorë.

Rritja më e lartë e kriminalitetit është vënë regjistruar në Gjirokastër, ndërsa është vënë re një tendencë në ulje në qarkun e Shkodrës.

Numrin më të lartë të procedimeve penale,  83 % e tyre i përkasin krimeve dhe 17 % i përkasin kundërvajtjeve penale.

Ndërsa sa i përket raportit të grupveprave sipas strukturës së Kodit Penal, numrin më të lartë të procedimeve të regjistruara nga ana e prokurorisë, e zë vjedhja e pasurisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!