Olsi Teqja qëndron në Francë, firmos me klubin e interistëve

schedule19:39 - 8 Korrik, 2022

schedule 19:39 - 8 Korrik, 2022

Olsi Teqja do të vazhdojë të luajë në Francë, këtë herë te skuadra e Chambly. Lojtari polivalent ka firmosur dhe është zyrtarizuar.

Chambly është një klub i veçantë, i krijuar në vitin 1989 nga tifozë të Interit.

Ngjyrat e tyre normalisht janë zikaltër, ndërkohë që edhe stemën e kanë pasur si të klubit italian.

Veç kësaj, klubi francez dallohet edhe për numrin e madh të sponsorëve që reklamojnë në fanellat e tyre. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!