Moderatorja e njohur, Klea Huta ka publikuar një foto krah partnerit të saj, Elgit Dodës. Mirëpo, të gjithë vëmendjen e ka marrë komenti i një prej miqve më të mirë të çiftit, Olsi Bylykut.
Ky i fundit i ka ngacmuar teksa ka shkruar se Elgiti duket shumë i ftohtë, ndërsa Klea e puth gjithë ndjenjë.
“Ky Giti shumë i ftohtë duket se ti dukesh që e puth me ndjenjë. Nuk e di tani, shikoje vet”, ka shkruar Olsi, duke nxitur shumë komente te ndjekësit.
Padyshim, që aktori e shkroi në kuadër të shakasë, megjithatë shumë prej komentuesve e kanë marrë më seriozisht se duhet. Pavarësisht kësaj, Klea dhe Elgiti janë një ndër çiftet e famshëm më të dashur nga publiku./abcnews.al