Sulmuesi francez, Olivier Giroud, në përfundim të ndeshjes me Poloninë ka komentuar për mediat golin e tij, i cili vendosi një rekord të ri në historinë e “gjelave”.
Në fjalët e tij, Giroud u shpreh se goli që shënoi ditën e sotme, i kujton golin që shënoi pak më herët këtë vit nga Interit, në derbin e fituar 3 me 2 nga “kuqezinjtë”.
“Kur mora topin, nuk e dija nëse e kisha apo jo mbrojtësin mbrapa dhe kështu më duhej të kthehesha për të qenë në gjendje të godas. Goli i sotëm më kujton atë që shënova këtë vit kundër Interit. Nuk godita shumë mirë, por shoku im Szczesny nuk mundi ta shpëtojë goditjen”,- tha Giroud. /i.m /abcnews.al