Olena Zelenska refuzon ftesën e Shtëpisë së Bardhë për të marrë pjesë në fjalimin e Biden

schedule12:50 - 6 Mars, 2024

schedule 12:50 - 6 Mars, 2024

Zonja e Parë e Ukrainës Olena Zelenska ka refuzuar ftesën e Shtëpisë së Bardhë për të marrë pjesë në fjalimin e Joe Biden të enjten.

Lajmi është raportuar nga Ëashington Post.

Jill Biden do të kishte dashur të ulej pranë Zelenska dhe Yulia Navalnya, e veja e Alexei Navalny, dy gra që janë simbole të rezistencës ndaj Presidentit Vladimir Putin.

Megjithatë, prania e mundshme e Navalnya nuk i pëlqeu Kievit, edhe pse Navalny ishte kundërshtar i Putinit, Ukraina nuk i ka harruar deklaratat e tij të kaluara për Krimenë që i përket Rusisë.

Navalnya, megjithatë, refuzoi gjithashtu ftesën e Shtëpisë së Bardhë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!