“Old Firm Derby”, Celtic mposht Rangers dhe fiton Kupën e Skocisë

schedule19:16 - 8 Dhjetor, 2019

schedule 19:16 - 8 Dhjetor, 2019

Një ndër derbit më të luftuar dhe më të famshëm në botë, është padiskutim “Old Firm Derby” mes Rangers dhe Celtic. Dy skuadrat skoceze luftojnë prej vitesh me njëra-tjetrën dhe gjithmonë kur përplasen këto dy skuadra, ka interes të madh, për më tepër kur luhet një finale.

Sot, u luajt finalja e Scottish League Cup, një prej dy Kupave të Skocisë. Ishte ekipi i Celtic që triumfoi në fund, me rezultatin 1-0. Jullien shënoi për të besuarit e Neil Lennon, por tre minuta më vonë, Frimpong del me karton të kuq dhe Morelos ka mundësinë të barazojë për Rangers, me anë të një penalltie.

Zhgënjimi i trajnerit të Rangers, Steven Gerrard

Sulmuesi kolumbian tregohet i pasaktë dhe goli i Jullien vendosi rezultatin final të sfidës, duke i dhënë trofeun Celticut. Trajneri Steven Gerrard nuk e grumbulloi sulmuesin shqiptar, Eros Grezda, për këtë sfidë./abcnews.al

Kapiteni Scott Brown dhe trajneri Neil Lennon

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!