Olaf Scholz udhëton me tren në Kiev, njofton ndihmë të re ushtarake

schedule10:10 - 2 Dhjetor, 2024

schedule 10:10 - 2 Dhjetor, 2024

Kancelari gjerman, Olaf Scholz ka mbërritur në Kiev në një vizitë të papritur, njoftoi transmetuesi publik ZDF. Lideri gjerman do të zhvillojë bisedime me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky dhe gjithashtu do të njoftojë dorëzimin në dhjetor të armatimeve të tjera me vlerë 650 milionë euro.

“Për më shumë se 1000 ditë, Ukraina është mbrojtur heroikisht kundër luftës së pamëshirshme të agresionit rus”, tha Scholz duke shtuar se “Gjermania do të mbetet mbështetja më e fortë e Ukrainës në Evropë”.

“Në takimin tim me presidentin Zelensky, do të njoftoj armatimet shtesë në vlerë 650 milionë euro, të cilat do të dorëzohen në dhjetor.”, shtoi kancelari.

Biseda midis Scholz dhe Zelensky ka të ngjarë të jetë gjithashtu rreth negociatave të mundshme për t’i dhënë fund luftës./abcnews.al