Olaf Scholz lideri më pak i preferuar në Perëndim

schedule11:17 - 5 Prill, 2024

schedule 11:17 - 5 Prill, 2024

Kancelari gjerman Olaf Scholz është lideri më pak i preferuar në Perëndim, sipas New York Times, duke cituar një sondazh nga Morning Consult. Në renditjen e jopopullaritetit të krerëve të shteteve dhe qeverive perëndimore, pas Scholz vjen presidenti francez, Emmanuel Macron.

Në të njëjtën kohë, sipas shtypit gjerman fakti që kancelari gjerman nuk është i pëlqyer nga bashkëqytetarët e tij nuk është diçka e re. Që nga dhjetori 2023, vetëm 20% e qytetarëve e miratuan punën e Olaf Scholz.

Në sondazhin e kompanisë “Morning Consult”, shkalla e jopopullaritetit të kancelarit gjerman shkoi në 73% dhe partnerit të tij në aksin franko-gjerman, Emmanuel Macron në 71%.

Bazuar në të dhënat e mbledhura nga redaktorët e Neë York Times midis 26 shkurtit dhe 6 marsit, ka liderë të tjerë në Perëndim, puna e të cilëve aprovohet.

Vendin e tretë në listën e jopopullaritetit e zënë presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk-yeol dhe kryeministri japonez, Fumio Kishida me një përqindje prej 70%.

Më pas është kryeministri konservator i Mbretërisë së Bashkuar, Rishi Sunak me një përqindje prej 66% dhe me një ndryshim homologu i tij kanadez, Justin Trudeau me 59%.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!