Oksigjeni në tregun e zi, Meta: E rrezikshme dhe kriminale, të ndalet kjo kontrabandë e shëmtuar

schedule09:54 - 18 Mars, 2021

schedule 09:54 - 18 Mars, 2021

Presidenti Ilir Meta është dnalur tek një fenomen shqetësues që po ndodh në vend gjatë pandemisë. Duke iu referuar një aryikulli nga Reporter.al për tregun e zi të oksigjenit.

Meta me anë të një postimi në rrjetet sociale shprehet se rëndimi i situatës shëndetësore të shumë të sëmurëve deri në kërcënim të jetës, i detyrohet mostrajtimit të tyre në kohë me oksigjen.

“Është e rrezikshme dhe kriminale, të trajtohen të sëmurët me oksigjen të paçertifikuar dhe pajisje, që u shiten në treg të zi familjeve deri në 5 herë më shumë se vlera e tregut”, shptehet Meta.

Reagimi i plotë:

Mostrajtimi me oksigjen i të prekurve nga koronavirusi dhe lënia e tyre në mëshirën e spekulantëve të tregut të zi është e pafalshme.

Rëndimi i situatës shëndetësore të shumë të sëmurëve deri në kërcënim të jetës, i detyrohet mostrajtimit të tyre në kohë me oksigjen.

Për këtë është këmbëngulur, që trajtimi me oksigjen teknikisht të çertifikuar të kryhet nga mjeku i familjes dhe të mos pritet shtrimi në spital.

Edhe projektet ndërkombëtare të ndihmës anticovid kanë synuar pikërisht këtë: Trajtimin sa më parë nga shërbimi mjekësor parësor me oksigjeno-terapi të të sëmurëve.

Është e rrezikshme dhe kriminale, të trajtohen të sëmurët me oksigjen të paçertifikuar dhe pajisje, që u shiten në treg të zi familjeve deri në 5 herë më shumë se vlera e tregut.

Të ndalet kjo kontrabandë e shëmtuar dhe e rrezikëshme për shëndetin publik.

Përgjegjësit para ligjit!

g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!