Në mbrëmjen e madhe personale të yllit të saj Shay Gilgous Aleaxander, që u shpall si “MVP” i sezonit të rregullt, Oklahoma fitoi edhe sfidën e dytë gjysmëfinale, duke hedhur një tjetër hap të rëndësishëm drejt finales së Konferencës së Perëndimit në NBA.
Pasi ngriti trofeun, basketbollisti kanadez udhëhoqi edhe një herë Thunder drejt suksesit 118-103 kundër Minnesota.
Gilgous Alexander ishte shtënuesi më i mirë I ndeshjes me 38 pikë, ndërsa i shtoi paraqitjes së radhës spektakolare 3 topa të kapur në tabelë dhe 8 asist për shokët e skuadrës së tij.
Kanadezi gjithashtu, fitoi sfidën personale me yllin tjetër të mbrëmjes, Anthony Edëards.
Ky I fundit nuk qëndroi poshtë me paraqitjen e tij personale, duke iu afruar dy shifrave dopjo me 32 pikë, 9 ribaund dhe 6 asist.
Por kaq nuk I mjaftuan Minnesota për të evituar humbjen e dytë në po aq ndeshje në fazën gjysmëfinale të Konferencave në basketbollin amerikan.
Oklahoma kryeson bindshëm 2-0 serinë e përgjithshme, ndërsa duhet ta ruajë atë në dy sfidat e ardhshme që do të luhen në fushën e Minnesota./abcnews.al