UNHCR vlerëson se një milion refugjatë sirianë ka të ngjarë të kthehen në Siri midis janarit dhe qershorit 2025 pas rënies së Bashar al-Asad dhe regjimit të tij.
“Ne tani po parashikojmë se rreth një milion sirianë do të kthehen midis janarit dhe qershorit të vitit të ardhshëm,” tha Rema Jamous Imseis, drejtoreshë e UNHCR-së për Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut gjatë një konference për shtyp në Gjenevë.
OKB-ja përshëndeti “qasjen e plotë” të dhënë organizatave humanitare nga autoritetet e reja të Sirisë, të cilat morën pushtetin pas rrëzimit të Presidentit Bashar al-Assad.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres përshëndeti “angazhimin e qeverisë për të mbrojtur civilët, përfshirë punëtorët humanitarë”, si dhe faktin që ajo “kishte rënë dakord të sigurojë akses të plotë humanitar përmes të gjitha pikave kufitare”./abcnews.al