OKB: Vendimi i Izraelit për UNRWA rrezikon të shkaktojë kolaps në Gaza

schedule11:41 - 4 Nëntor, 2024

schedule 11:41 - 4 Nëntor, 2024

Agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë (UNRWA) tha sot se vendimi i Izraelit për të ndaluar aktivitetet e tij në territorin izraelit mund të shkaktojë “kolapsin” e sistemit të ndihmës në Rripin e Gazës.

Pas miratimit nga Knesset javën e kaluar të një projektligji për të ndaluar aktivitetet e UNRWA-s në Izrael, Jonathan Fowler, një zëdhënës i agjencisë, tha: “Nëse ky ligj zbatohet, rrezikon të shkaktojë kolapsin e operacioneve ndërkombëtare humanitare në Rripin e Gazës”.

Për më tepër, sot Izraeli zyrtarisht informoi OKB-në për anulimin e marrëveshjes me UNRWA-n.

Izraeli ka kritikuar prej kohësh agjencinë e OKB-së dhe ka akuzuar anëtarët e saj për përfshirje në sulmin e 7 tetorit nga Hamas në tokën izraelite që shkaktoi luftën në Rripin e Gazës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!