UNRWA, agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë, njoftoi sot se ushtria izraelite sulmoi një nga misionet e saj të ndihmës humanitare në Rripin e Gazës, pa viktima.
“Ushtarët izraelitë sulmuan një kolonë me ndihma humanitare që po kthehej nga veriu i Rripit të Gazës.
Ekipi nuk pësoi lëndime por një automjet u dëmtua”, shkroi në Twitter (X), drejtori i UNRWA Gaza, Thomas White.
“Anëtarët e misioneve humanitare nuk duhet të jenë kurrë në shënjestër,” shtoi ai.
/abcnews.al