OKB thotë se të paktën 406 civilë janë raportuar të lënduar në Ukrainë

schedule00:40 - 1 Mars, 2022

schedule 00:40 - 1 Mars, 2022

Ka pasur të paktën 406 viktima civile të raportuara në Ukrainë, duke përfshirë të paktën 102 të vrarë vetëm gjatë ditëve të fundit, tha të hënën nënsekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara për Çështjet Humanitare dhe Koordinatori i Ndihmës Emergjente Martin Griffiths, duke cituar numra nga Zyra e Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut raporton “CNN”.

Griffiths i’u drejtua Këshillit të Sigurimit të OKB-së përmes telekonferencës nga Gjeneva të hënën, duke shtuar se numri real i viktimave civile “mund të jetë dukshëm më i lartë, pasi shumë viktima të raportuara ende nuk janë konfirmuar”.

“Fotografia është e zymtë – dhe mund të përkeqësohet akoma. Sulmet ajrore dhe luftimet në zonat urbane po dëmtojnë objektet kritike civile dhe po prishin shërbimet thelbësore si shëndeti, energjia elektrike, uji dhe kanalizimet, gjë që në fakt i lë civilët pa bazat për jetën e përditshme,” tha Griffiths. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!