OKB thirrje Putinit të lirojë kritikun e Kremlinit

schedule12:57 - 17 Prill, 2023

schedule 12:57 - 17 Prill, 2023

Kreu i Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut, Volker Türk, i ka bërë thirrje Moskës të lirojë kritikun e Kremlinit, Vladimir Kara-Murza , i cili është dënuar me 25 vjet burg për akuza përfshirë tradhti.

“Askush nuk duhet të privohet nga liria për ushtrimin e të drejtave të njeriut dhe unë u bëj thirrje autoriteteve ruse ta lirojnë menjëherë”, tha Türk, komisioneri i lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut në një deklaratë.

Ai shtoi se dënimi ishte “një tjetër goditje ndaj sundimit të ligjit dhe të drejtave të qytetarëve” në Rusi.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!