Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

OKB, thirrje palestinezëve dhe Izraelit që të mos përshkallëzojnë tensionet në Bregun Perëndimor

schedule11:44 - 28 Qershor, 2023

schedule 11:44 - 28 Qershor, 2023

Këshilli i Sigurimi i OKB-së i bëri thirrje Izraelit dhe palestinezëve që të shmangnin veprimet që mund të nxisin më tej tensionet në Bregun Perëndimor të paqëndrueshëm.

Apeli u mbështet nga SHBA dhe Rusia në një akt të rrallë marrëveshjeje mbi çështjen përçarëse, duke reflektuar shqetësimin e përhapur ndërkombëtar për përshkallëzimin e dhunës.

Apeli erdhi pasi i dërguari i OKB-së për Lindjen e Mesme, Tor Venesland, paralajmëroi për një “rritje alarmante të dhunës” në Bregun Perëndimor dhe një numër të madh viktimash midis palestinezëve dhe izraelitëve.



Ai paralajmëroi se ekziston një rrezik i madh që situata mund të përkeqësohet më tej nëse nuk ndërmerren hapa vendimtarë menjëherë për të frenuar dhunën.

Vensland tha se ai ishte veçanërisht i alarmuar nga “niveli ekstrem i dhunës midis kolonëve hebrenj”, duke përfshirë një numër të madh kolonësh që janë të armatosur, që sulmojnë sistematikisht fshatrat palestineze dhe terrorizojnë komunitetet palestineze, ndonjëherë me mbështetjen e forcave izraelite./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!