OKB thirrje Izraelit: Mbroni palestinezët në Bregun Perëndimor                    

schedule11:09 - 10 Nëntor, 2023

schedule 11:09 - 10 Nëntor, 2023

Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut tha të premten se Izraeli duhet të marrë masa të menjëhershme për të mbrojtur palestinezët në Bregun Perëndimor

“Ata janë të ekspozuar ndaj gjithnjë e më shumë dhunës pasi konflikti me Hamasin shpërtheu muajin e kaluar,” tha Volker Turk.

Siç theksoi Turk, të paktën 176 palestinezë, duke përfshirë 43 fëmijë dhe një grua, janë vrarë në incidentet që përfshijnë forcat izraelite të sigurisë që nga fillimi i tetorit.

Dhe të paktën tetë palestinezë janë vrarë nga forcat izraelite. Para fillimit të luftës së Izraelit kundër Hamasit në Gaza, ishte tashmë viti më vdekjeprurës i regjistruar për palestinezët në Bregun Perëndimor të pushtuar nga Izraeli, me rreth 200 të vdekur.

“Është detyrë e Izraelit të sigurojë që të gjitha incidentet e dhunës të hetohen menjëherë dhe në mënyrë efektive,” theksoi Turk.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!