Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

OKB: Të shqetësuar për pastrimin etnik dhe urinë në Gaza

schedule14:13 - 19 Shkurt, 2026

schedule 14:13 - 19 Shkurt, 2026

Zyra e Komisionerit të Lartë të OKB-së për Refugjatët  ka shprehur shqetësime lidhur me pastrimin etnik në Gaza dhe Bregun Perëndimor.

”Sulmet e intensifikuara, shkatërrimi metodik i lagjeve të tëra dhe refuzimi i ndihmës humanitare duket se synojnë një ndryshim të përhershëm demografik në Gaza”, thuhet në raport.

”Kjo, së bashku me transferimet e detyruara, që duket se synojnë zhvendosje të përhershme, ngre shqetësime për pastrim etnik në Gaza dhe Bregun Perëndimor”, shtohet në të.



Izraeli prej kohësh akuzon Këshillin e OKB-së për të Drejtat e Njeriut për paragjykime.

Në një reagim, misioni izraelit në Gjenevë tha se ”zyra e Komisionerit të Lartë është angazhuar në një fushatë të egër demonizimi dhe dezinformimi kundër shtetit të Izraelit. Ajo duhet të mbajë përgjegjësi për promovimin entuziast të nxitjes së urrejtjes, deformimit dhe keqinformimit. Zyra, stafi i saj aktivist dhe lidhja me të ashtuquajturit ekspertë që shpërndajnë nxitje, ka humbur të gjithë besueshmërinë”.

Raporti i Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, i kërkuar nga Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, thotë se midis 1 nëntorit 2024 dhe 31 tetorit 2025, të paktën 463 persona kanë vdekur nga uria në Rripin e Gazës, përfshirë 157 fëmijë.

“Përdorimi i urisë si armë lufte kundër popullsisë civile përbën një krim lufte”, shton raporti.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!