Shpërthimet e pager-ave dhe radiove në të gjithë Libanin “shkelën qartë ligjin ndërkombëtar të të drejtave të njeriut dhe ligjin ndërkombëtar humanitar”.
Kështu u shpreh zëdhënësja kryesore e Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Ravina Shamdasani, shkruan Sky News.
Sipas saj, sulmi ishte krejtësisht i tmerrshëm.
“Shënjestrimi i njëkohshëm i mijëra individëve, pa e kuptuar qartë se ku do të ndodheshin, nga çfarë ishin të rrethuar kur u shpërthyen këto pajisje, shkel ligjin ndërkombëtar”, thotë ajo./abcnews.al

