Pas ditësh kritikash të ashpra ndaj agjencisë së OKB-së të akuzuar për marrëveshje të fshehtë me Hamasin, vendet kryesore donatore, të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara, kanë thënë se do të vazhdojnë të mbështesin organizatën për sa kohë të jenë në vend “kushtet e duhura”.
Të paktën 12 vende kanë pezulluar përkohësisht kontributet pasi qeveria izraelite përmendi akuza që kishin të bënin me përfshirjen e 12 punonjësve të UNRWA, agjencisë për ndihmën ndaj refugjatëve palestinezë, në sulmet e 7 tetorit, të cilat çuan në vdekjen e më shumë se 1200 izraelitëve.
Linda Thomas-Greenfield, ambasadorja e SHBA-së në Kombet e Bashkuara, theksoi pasdite se pezullimi ishte vetëm një masë e përkohshme dhe vlerësoi rolin që luan agjencia, e cila punëson më shumë se 12 mijë njerëz në Gaza./abcnews.al


