OKB redukton stafin në Rripin e Gazës pas sulmeve të fundit

schedule12:04 - 26 Mars, 2025

schedule 12:04 - 26 Mars, 2025

Kombet e Bashkuara thanë se do të reduktojnë stafin në Rripin e Gazës – pas sulmit izraelit ndaj një kompleksi te OKB-së javën e kaluar, duke shkaktuar vdekjen e një punonjësi nga Bullgaria dhe duke plagosur pesë punonjës të tjerë, sipas AP.

“Organizata botërore do të largojë përkohësisht rreth një të tretën e rreth 100 punonjësve të saj ndërkombëtarë që punojnë në Gazë”, tha zëdhënësi i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Stephane Dujarric.

Ai vuri në dukje rrezikun e shtuar pasi Izraeli rifilloi fushatën e tij ushtarake javën e kaluar që ka shkaktuar vdekjen e qindra palestinezëve.

Izraeli gjithashtu ka ndërprerë të gjitha ushqimet, ilaçet, ndihmat dhe furnizimet e tjera për popullsinë e Gazës, për tre javët e fundit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!