OKB raporton për 3 infermierë të vrarë në spitalin Al-Shifa

schedule09:01 - 13 Nëntor, 2023

schedule 09:01 - 13 Nëntor, 2023

Tre infermiere në Al-Shifa janë vrarë pas përshkallëzimit të bombardimeve dhe përleshjeve rreth spitalit, sipas një njoftimit të OKB-së.

Në një përditësim të dielën, OKB thotë se infrastruktura kritike në spital është dëmtuar gjithashtu, duke përfshirë një sistem të gjenerimit të oksigjenit, rezervuarët e ujit dhe një pus dhe repartin e maternitetit.

I pyetur nëse Hamasi po vepronte brenda Al-Shifa, kreu i kirurgjisë së spitalit Dr Marëan Abu Saada tha se akuzat ishin një “gënjeshtër e madhe”. Gjatë ditëve të fundit, zona rreth Al-Shifa në veri të Gazës ka përjetuar luftime të ashpra, me Izraelin që akuzohet se ka sulmuar drejtpërdrejt spitalin.

Ushtria izraelite thotë se po operon në zonën e spitalit, por mohon të ketë sulmuar objektin.

/abcnews.al