Bota po shkon drejt një ngrohjeje globale katastrofike, pas një viti rekord 2020 për temperaturat, paralajmëroi OKB.
“Viti 2020 ka qenë një vit i vështirë për planetin. Ishte viti më i nxehtë, me temperatura shumë pak mbi rekordin e vendosur në 2016”, tha NASA.
“Ndryshimi i klimës i nxitur nga njeriu tani është po aq i fuqishëm sa edhe nga forcat e natyrës”, shtoi agjencia.
Sipas OBM(Organizata Botërore e Meteorologjisë), tiparet e dukshme të vitit 2020 ishte ti nxehti e vazhdueshëm, zjarret në pyjet e Siberisë, shtrirja e ulët e akullit në Arktik.
“Ky vit ka qenë një shembull shumë i asaj se si është të jetosh nën disa nga efektet më të rënda të ndryshimit të klimës, që kemi parashikuar”, tha Lesley Ott, nga “Goddard Center” në NASA./abcnews.al