OKB nuk kishte akses për personat në karrige me rrota, ministrja izraelite ngelet jashtë samitit COP26

schedule08:56 - 2 Nëntor, 2021

schedule 08:56 - 2 Nëntor, 2021

Një ministre izraelite, e cila është në karrige me rrota nuk ka marrë pjesë në samitin e COP26.  Karine Elharrar shkroi në Twitter se ishte “e trishtuar” që OKB “nuk ofron akses për personat me aftësi të kufizuara. Një zyrtar në delegacionin e kryeministrit izraelit Naftali Bennett tha se ata ishin ankuar zyrtarisht te organizatorët.

Elharrar  tha për Channel 12 të Izraelit se ajo nuk mund të hynte në terrenin e konferencës sepse nuk ishte e përshtatshme të hynte me një karrige me rrota. Zyra e saj tha se ajo priti jashtë vendit samitit në Glasgow për dy orë dhe në fund u detyrua të kthehej në hotelin e saj në kryeqytetin skocez Edinburgh, 80 km larg.

Ministri i Jashtëm i Izraelit tha: “Është e pamundur të shqetësohemi për të ardhmen, klimën dhe njerëzit, nëse së pari nuk kujdesemi për qeniet njerëzore, aksesin dhe aftësitë e kufizuara”.

Ambasadori britanik në Izrael, Neil Wigan, kërkoi falje për situatën.

“Isha shumë i shqetësuar kur dëgjova se Karine Elharrar nuk ishte në gjendje të merrte pjesë në takimet në COP26. I kërkoj  falje ministres Ne duam që COP26 të jetë një samit mikpritës dhe gjithëpërfshirës për të gjithë”, tha Wigan në Twitter.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!