Ministri i Jashtëm izraelit, Israel Katz tha se do t’i ofrojnë OKB-së të gjitha provat që tregojnë lidhjet e agjencisë UNRWA me sulmin e Hamasit më 7 Tetor. Këtë koment ai e bëri teksa përshëndeti vendimin e Kombeve të Bashkuara për krijimin e një komisioni hetimor për të hetuar pretendimet e Izraelit.
“Ne do të ofrojmë të gjitha provat që nxjerrin në pah lidhjet e UNRWA me terrorizmin dhe efektet e tij të dëmshme në stabilitetin rajonal. Është e domosdoshme që ky komision të nxjerrë në dritë të vërtetën, duke e bërë të nevojshme dorëheqjen e presidentit të UNRWA-s, Lazzarini”, u shpreh ministri izraelit.
Më herët, shefi i OKB-së, Antonio Guterres njoftoi krijimin e komisionit që do të ketë në krye ish ministren e Jashtme të Francës, Catherine Colonnade. Komisioni do të bashkëpunojë me tre qendra kërkimore (Instituti Raoul Wallenberg në Suedi, Instituti Chr. Michelsen në Norvegji dhe Instituti Danez për të Drejtat e Njeriut (DIHR)”./abcnews.al