Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

OKB ngre alarmin: Numër rekord vdekjesh në një javë në Bregun Perëndimor

schedule15:50 - 5 Shtator, 2024

schedule 15:50 - 5 Shtator, 2024

OKB ka ngritur alarmin për përshkallëzimin e ofensivës së Izrelit në Bregun Perëndimor, duke vënë në dukje se midis 25 gushtit dhe 2 shtatorit kishte “numrin më të lartë të palestinezëve të vrarë në një javë të vetme” që nga nëntori 2024.

“Në këtë periudhë, 30 palestinezë u vranë, duke përfshirë shtatë fëmijë. Forcat izraelite duhet të respektojnë standardet ligjore ndërkombëtare”, tha zëdhënësi i OCHA (zyra për koordinimin e çështjeve humanitare të OKB-së) Stephane Dujarric.

OCHA shprehu shqetësim në veçanti për qytetin e Hebronit që tani kontrollohet nga Izraeli, ku “kushtet tashmë të vështira të jetesës po përkeqësohen më tej”.



Dhe në Rripin e Gazës, mbi 40 persona janë vrarë në 24 orët e fundit, njoftoi ministria palestineze e Shëndetësisë në kanalin e saj Telegram.

“Deri në 42 persona u vranë dhe 107 të tjerë u plagosën vetëm në 24 orët e fundit për shkak të bastisjeve dhe granatimeve nga forcat izraelite. Numri i viktimave të agresionit izraelit deri më sot ka arritur në 40,861, me 94,398 të plagosur”, njoftoi ministria e Shëndetësisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!