Një zyrtare e Kombeve të Bashkuara për Iranin bëri të ditur se ka marrë ankesa se protestues që lidhen me valën e protestave në vend janë larguar nga spitalet dhe janë arrestuar nga forcat e sigurisë iraniane.
Raporti i bërë nga Special Adresja e OKB-së për Iranin, Mai Sato, për Reuters, tregon se familjet janë detyruar të paguajnë shpërblime nga 5,000 deri 7,000 dollarë për të rimarrë trupat e të afërmve të tyre.
Organizata amerikane për të drejtat e njeriut HRANA raporton të paktën 5,937 të vdekur, përfshirë 214 anëtarë të forcave të sigurisë, ndërsa sipas statistikave zyrtare numri i viktimave është 3,117.
Sato, e cila gjithashtu ligjëron në Universitetin Birkbeck në Londër, tha se as ajo nuk mund të konfirmojë shifrat nga burime të pavarura, por beson se numri i viktimave tejkalon shumë shifrat zyrtare.
“Ka shumë dëshmi nga stafi i spitaleve në provinca të ndryshme të Iranit se forcat e sigurisë kanë sulmuar spitalet,” tha zyrtarja. Familjarë që shkojnë ditën tjetër në spital nuk e gjejnë më të dashurin e tyre atje.
Personeli mjekësor në Iran, që foli për Reuters nën kushtin e anonimatit, konfirmoi disa nga këto ankesa. Një mjek në qytetin Rasht tha: “Dhjetëra pacientë me plagë nga plumbat ishin në spitalin tonë. U operuan, dhe më pas Gardianët e Revolucionit i morën. Nuk dimë çfarë u ndodhi.”
Një infermiere dhe dy mjekë në spitalet e Teheranit raportuan se anëtarë të Gardës së Revolucionit dhe policisë kontrollonin spitalet dhe kërkonin dosjet e pacientëve të trajtuar, me qëllim arrestimin e tyre.
Infermierja tha: “Kontrollonin çdo dhomë, duke kërkuar protestues të plagosur.”
Këto veprime kanë krijuar një efekt frikësues, duke penguar qytetarët të kërkojnë ndihmë mjekësore, me rrezikun që plagët ose sëmundjet të përkeqësohen. Sato shtoi se këto sjellje përbëjnë një shkelje të rëndë të neutralitetit mjekësor, pasi sipas Konventave të Gjenevës, mjekët, spitalet dhe pacientët duhet të mbrohen për të garantuar kujdes të paanshëm.
Sipas dëshmive, protestues të paarmatosur në 31 provinca janë qëlluar në kraharor dhe kokë, duke synuar organe jetësore, një tregues i dhunës vdekjeprurëse të përdorur nga forcat e sigurisë. Sato e cilësoi këtë si vdekje të paligjshme dhe ekzekutime arbitrare, me rritje të rasteve të lëndimeve në sy nga plumbi.
Sato komentoi se kërkesa për shpërblim nga autoritetet është një praktikë që “ndërthur dhimbjen me shantazhin.”
Nga ana e saj, Ministria e Shëndetësisë e Iranit inkurajoi të lënduarit nga protestat të shkojnë në spitale: “Nëse keni një plagë, mos përpiqeni ta trajtoni vetë në shtëpi dhe nuk duhet të shqetësoheni duke shkuar në një qendër mjekësore.”
Sipas Amnesty International, një djalë 18-vjeçar, Amirhossein Ghanderzadeh, u arrestua në shtëpi dhe familjarëve të tij, përfshirë një të mitur, iu kërkua të kontrolloheshin për plagë.
Në një fotografi që qarkulloi në rrjetet sociale, e cila nuk është verifikuar nga AFP, dukeshin tre gra hiqnin plumba nga shpinë e një gruaje të shtrirë, me ndihmën e një drite telefoni celular. / abcnews.al/


