OKB ngre alarmin: 5.5 milionë njerëz do të vuajnë nga uria

schedule09:34 - 13 Dhjetor, 2019

schedule 09:34 - 13 Dhjetor, 2019

Programi Ushqimor Botëror paralajmëron se përmbytjet shkatërruese në Sudanin Jugor tashmë pas një periudhe thatësire do të sjellin vuajtjen e urisë. Rreth 5.5 milionë sudano jugor mund të vuajnë nga uria.

“Rreth një milionë persona janë prekur nga efektet e përmbytjeve që kanë prekur qytete të tëra duke rënduar situatën humanitare, tashmë katastrofike pas gjashtë viteve të një lufte civile”, raporton agjencia e OKB-së.

“Rreth 5,5 milionë sudano-jugor mund të vuajnë nga uria në fillim të vitit 2020, një periudhë kur popullsia fillon të përfitojë të korrat e muajve të mëparshëm”, sipas Programit Ushqimor Botëror të Kombeve të Bashkuara./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!