OKB: Nevojitet një marrëveshje e re globale për kapërcimin e krizës

schedule15:39 - 26 Dhjetor, 2020

schedule 15:39 - 26 Dhjetor, 2020

Buxheti i vitit 2020 është shënjuar nga pabarazia midis të pasurve dhe të varfërve, sipas analizës së OKB-së, ku COVID-19 duket se ka rritur papunësinë, urinë, numrin e personave në nevojë për ndihmë ushqimore, mungesë e arsimimit të fëmijëve në botë.

“Ajo që po përjetojmë nuk është vetëm një krizë globale shëndetësore, por edhe një krizë serioze ekonomike dhe e punësimit, që ka një ndikim të madh te njerëzit”, tha Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Ndërkombëtare të Punës, Guy Ryder.

Sipas parashikimeve, në 2021do të ketë 235 milionë persona në nevojë për ndihmë humanitare.

Sipas Sekretarit. Kështu që Guterres shprehu shpresën se pandemia mund të shkaktojë transformimet e nevojshme për të forcuar sistemet e mbrojtjes sociale.

“Bota ka nevojë për një marrëveshje të re globale, ku fuqia, burimet dhe mundësitë ndahen më mirë në tryezat ndërkombëtare të vendimmarrjes dhe në të cilën mekanizmat e qeverisjes pasqyrojnë më mirë realitetet e sotme”, tha Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres.

Sipas tij, nivelet e varfërisë dhe pabarazisë së vërejtur këtë vit janë larg nga të pashmangshme dhe një botë më e drejtë është akoma e mundur, pavarësisht nga goditjet akute që mund të vijnë, të tilla si COVID-19/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!