Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

OKB: Në Gaza nuk po arrin ndihma e mjaftueshme për shkak të kufizimeve izraelite

schedule12:30 - 3 Dhjetor, 2025

schedule 12:30 - 3 Dhjetor, 2025

Zëdhënësi i Zyrës së OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (UNOCHA), Jens Laerke deklaroi se pavarësisht marrëveshjes së armëpushimit të arritur midis Izraelit dhe Hamasit, ndihma e mjaftueshme humanitare nuk ka mbërritur në Gaza për shkak të pengesave izraelite.

Laerke iu përgjigj pyetjeve të gazetarit të Agjencisë Anadolu (AA) në lidhje me ndikimin e armëpushimit gati dy-mujor në përpjekjet për ndihmë humanitare.

“Niveli i ndihmës humanitare nuk është padyshim në nivelin e dëshiruar”, tha Laerke duke shtuar se ka patur rritje të ndihmës që nga hyrja në fuqi e marrëveshjes më 10 tetor.

Sipas tij, 67 mijë tonë ushqim janë dorëzuar në Rripin e Gazës gjatë kësaj periudhe dhe se ata kanë qenë në gjendje të sigurojnë 1.5 milion vakte të ngrohta në ditë, gjë që është thelbësore.

Ai thotë se ata po sjellin ujë dhe kanalizime si dhe strehim dhe furnizime mjekësore në Gaza.

“Aktualisht nuk jemi aty ku duam të jemi. Ka ende shumë kufizime. Më e rëndësishmja, shumë organizata ndërkombëtare joqeveritare (OJQ) nuk lejohen të veprojnë. Ato nuk mund të marrin leje nga autoritetet izraelite për të vepruar. Prania e këtyre OJQ-ve në terren me ne është thelbësore për operacionin tonë”, tha Laerke.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!