OKB: Më shumë se një milion njerëz janë zhvendosur nga Rafah

schedule12:04 - 3 Qershor, 2024

schedule 12:04 - 3 Qershor, 2024

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNRËA) njoftoi sot se më shumë se një milion njerëz janë larguar nga Rafah në Rripin e Gazës.

Siç njoftoi UNRWA, Rafah, një qytet në pjesën jugore të Rripit të Gazës, ishte një strehë për rreth një milion palestinezë që u larguan për shkak të bombardimeve izraelite.

Që nga fillimi i majit, ushtria izraelite ka kryer atë që ajo thotë se është një “operacion i kufizuar” në Rafah për të shkatërruar grupin militant Hamas.

Ushtria izraelite u ka bërë thirrje civilëve që të shkojnë në “zona humanitare”, disa prej të cilave janë deri në 20 kilometra larg, dhe shumë palestinezë mendojnë se nuk mund t’i shpëtojnë sulmeve izraelite kudo që të shkojnë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!