Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

OKB: Më shumë se 21 mijë fëmijë në Gaza me aftësi të kufizuara prej luftës

schedule19:07 - 3 Shtator, 2025

schedule 19:07 - 3 Shtator, 2025

Më shumë se 21 mijë fëmijë në Rripin e Gazës kanë mbetur me aftësi të kufizuara si pasojë e plagëve të marra nga lufta që nisi më 7 tetor 2023.

Denoncimi vjen nga Komiteti i OKB-së për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara, i cili thekson se gjatë gati dy viteve të luftës, rreth 40 500 fëmijë janë plagosur nga lufta, ndërsa më shumë se gjysma e tyre kanë pësuar dëme të përhershme që u kanë shkaktuar aftësi të kufizuara.

Komiteti shprehu thellë shqetësimin për përshkallëzimin dramatik humanitar dhe u bëri thirrje vendeve të botës që të marrin masa urgjente për mbrojtjen e fëmijëve dhe ofrimin e ndihmës mjekësore për viktimat. Fëmijët janë ndër më të prekurit, mijëra kanë humbur jetën, dhjetëra mijëra janë plagosur, ndërsa qindra mijëra jetojnë në kushte ekstreme pa qasje në arsim dhe shërbime bazë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!