Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut ka konfirmuar se 6,826 civilë janë vrarë dhe 10,759 janë plagosur në Ukrainë pas pushtimit të plotë të Rusisë.
UNHR thekson se numri i vërtetë i viktimave është shumë më i lartë. Gjithashtu numri më i madh i viktimave është regjistruar në Mariupol (rajoni i Donetskut), Izyum (rajoni i Kharkiv), Lysychansk, Popasna dhe Severodonetsk (rajoni i Luhansk).
/abcnews.al