OKB: Mbi 5 milionë njerëz përballen me pasiguri ushqimore në Haiti

schedule16:58 - 9 Tetor, 2024

schedule 16:58 - 9 Tetor, 2024

Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) njofton se 5.4 milionë njerëz përballen me pasiguri akute ushqimore në Haiti, ku pothuajse gjysma e popullsisë ka nevojë për ndihmë humanitare.

Zyra e OKB-së në Gjenevë në një postim në X lidhur me krizën humanitare në Haiti tha: “Pothuajse gjysma e popullsisë së Haitit ka nevojë për ndihmë humanitare, shumica prej tyre gra dhe fëmijë. 5.4 milionë njerëz në vend përballen me pasiguri akute ushqimore”.

Në postim thuhet se OKB-së i duhet qasje e sigurt dhe e papenguar në të gjitha rajonet e kryeqytetit Port-au-Prince dhe në të gjithë vendin për të arritur tek njerëzit në nevojë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!