Zyra e Kombeve të Bashkuara për Koordinimin e Çështjeve Humanitare tha të enjten se vlerëson se më shumë se një milion njerëz, shumica prej tyre gra dhe fëmijë, janë zhvendosur brenda vendit në Siri që nga 27 nëntori, kur ofensiva rebele çoi në përmbysjen e ish-presidentit Bashar al-Assad.
“Që nga 28 Nëntori, rreth 1 milionë njerëz, më së shumti gra dhe fëmijë, janë zhvendosur.”, tha agjencia.
Shumica e të zhvendosurve janë gra dhe fëmijë, ku gratë dhe vajzat përbëjnë gati 50 për qind të atyre që janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre.
Zonat më të prekura janë Alepo, me 542,600 persona të zhvendosur, e ndjekur nga Hama (347,100) dhe Homs (26,000)./abcnews.al