OKB: Masa të ashpra kontrolli për eksportet e armëve

schedule08:00 - 12 Prill, 2023

schedule 08:00 - 12 Prill, 2023

Nevojiten kontrolle të ashpra ndaj eksportit, ndërmjetësimit, importit, tranzitit, ruajtjes dhe ritransferimit të armëve dhe municioneve për të parandaluar që ato të bien në duart e gabuara, tha përfaqësuesi i lartë i Kombeve të Bashkuara për Çështjet e Çarmatimit (UNODA), Izumi Nakamitsu.

Sipas përfaqësuesit të OKB-së Nakamitsu, transferimi i armëve dhe municioneve duhet të përfshijë gjithashtu vlerësimet e rrezikut para dërgesës dhe kontrollet pas dërgesës, të tilla si inspektimet në terren dhe kontrollet e përdoruesit përfundimtar.

Nakamitsu e mbajti fjalimin me rastin e takimit të parë publik të muajit të presidencës ruse të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, gjatë së cilit delegatë të shumtë iu referuan konfliktit në Ukrainë, shkruan ANSA.

Parandalimi i rënies së armëve në duar të gabuara, kërkon bashkëpunim të fortë dhe shkëmbim informacioni midis shteteve importuese, tranzitore dhe eksportuese, si dhe sistemeve thelbësore të gjurmimit”, tha ai.

Sipas Nakamitsu, transferimet e paligjshme dhe të parregulluara të armëve mund të shkaktojnë dhe zgjasin konfliktin e armatosur, nxisin dhunën me armë, terrorizmin dhe krimin.

“Për të adresuar këto rreziqe, shtetet kanë krijuar një sërë traktatesh, marrëveshjesh dhe kornizash ndërkombëtare, rajonale dhe dypalëshe për kontrollin e armëve për të parandaluar dhe çrrënjosur tregtinë e paligjshme dhe për të nxitur transparencën në transferimet e armëve”, theksoi përfaqësuesi i lartë i UNODA-s. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!